Basha apel qytetarëve: Mos ia hapni derën dështimit për herë të tretë (VIDEO)

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar një video në Facebook ku i bën thirrje shqiptarëve të mos i hapin derën dështimit për herë të tretë.

Në spotin e publikuar 18 ditë larg zgjedhjeve, Basha ka zgjedhur një familje e cila sapo hap televizorin ndeshet me borxhin prej 110 milon eurosh që kryeministri Edi Rama duhet t’i paguajë Francesco Becchetit.

Në video, Basha ka vendosur Ramën jashtë dere i cili troket, por këtë herë dera kyçet me dryne duke simbolizuar kështu që ky do të jetë dhe fundi i qeverisjes Rama.

” Dështimi po troket për herë të tretë në derën tuaj. Mos ia hapni derën!”, shkruan Basha karshi videos.


Shtuar 7.04.2021 12:04