Nuk është uji! Ky produkt na mban të hidratuar për një kohë më të gjatë

A mendoni se kur jeni të etur, zgjidhja më e mirë për të marrë sa më shumë hidratim është të pini një gotë ujë? Përgjigja është jo!

Sipas një studimi të Universitetit të St. Andrews, Skoci, qumështi është pija që i siguron trupit hidratim sa më shumë dhe jetëgjatë.

Studiuesit zbuluan se uji – po ashtu edhe i gazuar – bën një punë mjaft të mirë për të rihidratuar shpejt trupin, por pijet me pak sheqer, yndyrë ose proteina bëjnë një punë edhe më të mirë për të na mbajtur të hidratuar për më gjatë.

Hulumtimi zbuloi se qumështi hidraton edhe më shumë se uji i thjeshtë, pasi përmban laktozë, proteina dhe yndyra, të cilat ndihmojnë në ngadalësimin e zbrazjes së lëngjeve nga stomaku dhe ruajtjen e hidratimit për më gjatë.

Qumështi gjithashtu ka natrium, i cili vepron si një sfungjer dhe mban ujë në trup, duke rezultuar në prodhimin e më pak urinës.


Shtuar 8.05.2023 09:27

Tags: ,