Nuk është Rama, kush është socialisti më i votuar në të gjithë Shqipërinë?

Kanë kaluar tre ditë nga dita e zgjedhjeve, nga të cilat Partia Socialiste doli me 74 mandate dhe një fitore të thellë.

Që prej ditës së djeshme, ka nisur zyrtarisht numërimi i votave për kandidatët në qarqe duke nxjerrë kështu rezultatet e para lidhur me deputetët që kanë siguruar një karrige në kuvend.

Por edhe çudirat nuk kanë munguar. Deri tani në rang kombëtar, kandidati më i votuar është Taulant Balla i cili ia ka kaluar edhe kryeministrit Edi Rama.

Ai ka arritur të sigurojë 11756 vota, pas tij Edi Rama me 11207, ndërsa i treti që renditet në listë është Niko Peleshi me 10845. /albeu.com/


Shtuar 28.04.2021 16:15