Gjysmëfinalja e dytë në Champions, PSG-Man.City: Formacionet e mundshme

Dita e madhe erdhi! Këtë të mërkurë në mbrëmje, PSG pret Manchester City-n, në një duel mes klubeve që kanë ëndërruar vetëm për një gjë për vite me radhë: të fitonin Ligën e Kampioneve pas shumë e shumë dështimesh.

Sonte, do të ketë yje kudo në fushën e “Parc des Princes”, me dy skuadra që vijnë me grupin e plotë.

Keylor Navas dhe Marco Verratti kthehen tek PSG pas dëmtimeve, si dhe Marqunhos dhe Abdou Diallo janë gjithashtu në dispozicion. Juan Bernat është pushim prej një kohe të gjatë dhe është i vetmi jashtë grupit për ndeshjen e sotme të PSG.

Sa i përket grupit, Guardiola mund të llogarisë të gjithë lojtarët. Sergio Aguero nuk luajti në fitoren e fundit të City-t ndaj Tottenham në finalen e Kupës Carabao dhe ka gjasa të mos përfshihet në skuadër as këtë herë.

Shtuar 28.04.2021 16:07