Skëndërbeu mposht me përmbysje Bylisin, bëhet e “ethshme” edhe gara për mbijetesë (VIDEO)

Skënderbeu ka triumfuar me rezultatin 2-1 kundër Bylisit, duke siguruar një trepikësh të artë në finalen e mbijetesës. Fitorja me përmbysje e korçarëve, që arritën të realizonin 2 gola në harkun kohor të 2 minutave.

Miqtë nga Ballshi gjetën rrugën e rrjetës të parët me anë të Desançiç në minutën e 35-të, teksa korçarët përmbysën gjithçka po në pjesën e parë me Vangjelin dhe Berishën në minutat 42 dhe 44. Me këtë fitore, skuadra e Memellit, e ka ngushtuar diferencën në 3 pikë nga Bylisi që mban vendin e 7-të.

Shtuar 28.04.2021 04:04