Avokatët e ish-kryeministrit, Sali Berisha kanë reaguar pas njoftimi të GJKKO se pala e Berishës s’ka kërkuar ende zyrtarisht përjashtimin e gjyqtares, Irena Gjoka.
Në reagimin e tyre, avokatët kërkojnë që GJKKO të informojë, se cila është arsyeja që deri në orarin zyrtar nuk vuri në dispozicion vendimin e papranueshëm së kërkesës për përjashtimin e gjyqtares, Irena Gjoka, ashtu sikurse i’u premtua avokatëve zyrtarisht dhe verbalisht.
Të lidhura
None found
“GJKKO të informojë, se cila është arsyeja qe deri ne orarin zyrtar nuk vuri ne dispozicion vendimin e papranueshmërisë se kërkesës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka sikurse i’u premtua avokateve zyrtarisht dhe verbalisht”, u shprehën ata në reagimin e tyre.
Zyra e shtypit të GJKKO, njoftoi pak më parë se deri në orën 16:00 të ditës së sotme (29 dhjetor ) në sekretariatin e gjykatës nuk është paraqitur kërkesë me shkrim nga avokatët e Berishës për përjashtimin e gjyqtares.
“Përshëndetje të nderuar! Në vijim të interesit të shfaqur nga gazetarët Ju bëjmë me dije se deri në orën 16.00, në sekretarin e gjykatës nuk është paraqitur kërkesë me shkrim e avokateve të shtetasit Sali Berisha për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka! Duke Ju falenderuar për bashkëpunimin”, thuhej në njoftim.
