Nuk është hera e parë! Rama “mërzitet” gjatë intervistës: Sa minuta u bënë?

Kryeministri Edi Rama duket se është bërë tejet i kujdesshëm për kohën që kalon në ekrane të ndryshme televizive.

Pas përfundimit të intervistës “Me pak fjalë”, Rama kërkoi të dinte minutazhin e kaluar para kamerave.

Por edhe pasi mori përgjigje, kreu i qeverisë u shfaq mosbesues, duke pyetur sërish moderatorin Neritan Sejamini.

PJESË NGA BISEDA:

Edi Rama: Faleminderit! Sa minuta shkoi kot për kuriozitet?
Neritan Sejamini: 53 minuta
Edi Rama: E sigurtë që nuk e kaluam?
Neritan Sejamini: Nuk e kaluam
Edi Rama: Faleminderit.


Shtuar 12.04.2021 23:30