“Së shpejti në ring”, Florian Marku paralajmëron surprizën e radhës (FOTO LAJM)

Florian Marku, pas fitores së tetë në boks kundër Rylan Charlton, mezi pret të rikthehet sërish në ring. Ende nuk ka një datë se kur do ta ketë duelin e radhës.

Gjithsesi boksieri shqiptar ka menduar t’i mbajë të karikuar fansat, përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale.

“Sot kam folur me ekipin tim S Jam Boxing dhe ata më thanë se do të kemi disa lajme emocionuese së shpejti”, shkruan Marku, i cili është pjesë e “Matchroom boxing” të promotorit të famshëm Eddie Hearn.

Shtuar 12.04.2021 11:04