Njerëz nga familja e Bruce Willis raportojnë se gjendja e tij shëndetësore po përkeqësohet dhe tani nuk e dinë se sa kohë i ka mbetur aktorit të njohur.
Një burim foli për usmagazine.com dhe tha se “Bruce ka ditë të mira dhe ditë të këqija, por në dy muajt e fundit, ditët e këqija janë shumë më të mëdha se të mirat. Ky zhvillim e afroi edhe më shumë të gjithë familjen. Askush nuk e di se sa kohë i ka mbetur Bruce, kështu që ata po shijojnë çdo moment që kanë me të”.
Gjithashtu, një burim tjetër nga ambienti i aktorit shtoi se “ai është aty gjatë gjithë kohës. Që kur u diagnostikua me demencë frontotemporale, të gjithë janë mbledhur për të mbajtur gjallë kujtimin e tij dhe familja është aty për t’i kujtuar vazhdimisht se është i dashur”.
“Gjithçka sillet rreth tij. Ai merr përkujdesje 24 orëshe dhe shoqërohet gjithmonë nga një familjar”, tha ai më pas.