Nuk duhet të përdoren fjalët “luftë” dhe “pushtim”, autoritet ruse kërcënojnë mediat vendase

Në Rusi, autoritetet po vazhdojnë të godasin mbulimin e pavarur të lajmeve të asaj që Kremlini e përshkruan si “operacioni i tij special ushtarak” në Ukrainë.

Mbrëmë, autoritetet hoqën nga transmetimi radiostacionin e pavarur Ekho Moskvy dhe bllokuan hyrjen në faqen e internetit të kanalit televiziv të pavarur në internet Dozhd.

Ditët e fundit, autoritetet i kanë dërguar letra kërcënuese një numri mediash të pavarura duke kërkuar që ato të heqin ose të bllokojnë përmbajtjen rreth luftës në Ukrainë.

Sipas kërkesave, mediat nuk lejohen të përdorin fjalë të tilla si “luftë” dhe “pushtim” dhe nuk duhet të përfshijnë informacione “të paverifikuara” (pra jo nga burime zyrtare shtetërore) për viktimat civile dhe trupat e vrarë dhe të plagosur.

Sot, Ekho Moskvy ka thënë se zyra e prokurorit po përpiqet të bllokojë gjithashtu llogaritë e mediave sociale.


Shtuar 2.03.2022 16:03