Kryeparlamentari shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferri, ka dalë nga salla e Kuvendit, ku po mbahej seanca për rrëzimin e qeverisë.
Mocioni i mosbesimit ka ngecur për momentin, pasi Xheferri ka vënë re se në sallë nuk kanë qenë mjaftueshëm deputetë për “t’i dhënë fund” Zaevit.
“Unë jam pjesë e shumicës dhe do ta lëshoj sallën. Nuk kam pse t’ju bëj unë shumicën”, tha Xhaferi, transmeton TV21.
Ndërkohë ka ftuar deputetin e Lëvizjes Besa, Fadil Zendelin, i cili është nënkryetar që të udhëheqë me seancën./albeu.com/