Nuk do të jetë burrë! Kush është socialistja që do të drejtojë Kuvendin në vend të Gramoz Ruçit (FOTO LAJM)

Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama komunikoi dorëzimin e mandatit të deputetes nga mjekja Najada Çomo, ende pa shkelur në kuvendin e ri që nis punimet në fillim të shtatorit.

Largimi i saj i hapi rrugë një tjetër gruaje që të hyjë në Kuvend, ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, sipas renditjes së listës.

Ardhja e Kodhelit në Kuvend duket se nuk do të ketë vetëm, rolin e deputetes.

Kodheli është kandidatja më potenciale për të zënë postin e Kryetares së Kuvendit që pritet të konstituohet në shtator, post i mbajtur nga Gramoz Ruçi, por në 12 qershor dha dorëheqjen nga të gjitha funksionet politike.

Këtë post të rëndësishëm në hierarkinë e shtetit e synon dhe deputeti tjetër socialist Taulant Balla. Por futja e Kodhelit në sallën e kuvendit, me sa duket i hap rrugën asaj për të drejtuar seancat dhe përfaqësuar vendin në diplomacinë parlamentare.

Nga ana tjetër, në mbledhjen e mbrëmshme të Ramës me grupin e vjetër dhe atë të ri parlamentar, kryetari i PS e konfirmoi bashkë me Elisa Spiropalin në detyrat që mbajnë aktualisht.

Konkretisht, Balla në rolin e kreut të grupit parlamentar, kurse Spiropali në përfaqësimin e qeverisë në debatet parlamentare.

Kodheli ka një eksperiencë të gjatë jo vetëm në administratë ku e ka filluar si prefekte e Tiranës nën qeverisjen e Fatos Nanos, por ka qenë edhe kryetare e komisionit parlamentar të jashtëm dhe ish-ministre e Mbrojtjes. Kjo eksperiencë dhe ekspertizë sipas burimeve nga socialistët i japin asaj avantazhin në krahasim me rivalët e tjerë në PS./Shqip


Shtuar 28.08.2021 14:47