‘Nuk do ta harroj kurrë atë shpullë’. Ç’ndodhi me Gentin, Sarën e Olimpian?

“Dashuri dhe Turbulenca”  është filmi  që nga data 7 prill do jetë në ekranin e madh të kinemasë shqiptare.  Gentian Zenelaj, Olimpia Smajlaj dhe Sara Kolami këtë të premte ishin në programin ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin, ku treguan se si u bënë pjesë e filmit dhe gjithçka ka ndodhur në prapaskena.

Akori Gent Zenelaj nënvizoi se përveç energjisë së mirë në grup ka bindjen se filmi do të depërtoj edhe në tregun europian. Ndër të tjerat ndalet në momentin kur Olimpia e qëllon me shpullë, të cilën e konsideron si më të ‘fortë”.

“Olimpia për shembull ka shpulla të jashtëzakonshme, të cilat do t’i përjetojë publiku nëpërmjet ekranit. Me Olimpian kam një eksperiencë të frikshme do ta evidentoj kam një moment që jam mbështetur tek karrigia sepse realisht jam gati duke rënë pa ndjenja. Kishim një skenë ku Olimpia më puth dhe më godet me dy shpulla”.

Olimpia shton më tej: “Duhet të përmendim faktin që dublat bëhen 10 herë 15 herë, kështu i shkreti…”

Sara e ka pritur me shumë entuziazëm ftesën dhe rolin në këtë film ndërkohë që tregoi se ka skena intime me Gentin, dhe ky nuk është produksioni i parë që të dy kanë skena të tilla.

“Jam shumë e lumtur që ka qenë me Gentin sepse janë skena aq delikate që nëse një person tjetër mundohet të përfitoj do përfitoj, edhe Genti nuk më ka sikletosur kurrë më ka ndihmuar mua që të dalë sa më mirë. Domethënë parnetri idela që të më ndihmoj mua që të shkëlqej”.

Kush është paguar më shumë mes dy vajzave, ishte pyetja që Ermali i bën Olimpias. Kjo e fundit tha duke qeshur “Nuk e di, sa u pagove Sara? Jemi paguar shumë mirë të gjithë, rëndësi ka që sjemi falas.”


Shtuar 18.03.2022 18:10