Noka i drejtohet Shalsit: I ke mbjellë tre herë flokët, por s’të mbijnë se e ke asfalt kokën (VIDEO)

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe ai i PS-së, Eduart Shalsi, u përfshinë në një debat në Kuvend.

Noka: I kërkova doktorit të bënte replikë, nuk bëhet replikë me atë tha se është i vetmi që i ka mbjellë flokët dhe e ka asfalt kokën, prandaj nuk i mbijnë as flokët, nuk ka mend ky njeri.

Asfalt kokën. Je i vetmi që tre herë i ke mbjellë flokët dhe nuk të mbijnë se e ke kokën rrafsh.

Në vlerësimin tonë si PD, minimumi jetik megjithëse i përcaktuar si terminologji në legjislacionin tonë është i padefinuar. Jemi i vetmi vend që nuk e përcaktojmë minimumin jetik.

Ju aq shumë i doni të varfrit, sa i shtoni ata. Minimumi jetik, normë ligjore. Vjen si aplikim në çdo vend të botës i një metodologjie.

Diskriminon shtresat e varfra që ‘sulltan Surreli’ thotë se do i ketë në konsideratë. Sipas bankës botërore, kufiri minimal i varfërisë është 6.7 dollarë. Shqipëria e ka 0.6 dollarë.

A e kuptoni çfarë diskriminimi i bëhet kësaj shtrese?


Shtuar 3.12.2024 11:36