Noizy-t i ndodh e papritura në skenë, fansat shpërthejnë në të qeshura (Video)

Vera është shumë e nxehtë jo vetëm për njerëzit por edhe për paisjet elektronike, të cilat japin defekte nga nxehtësia.

Një incident i tillë i ka ndodhur edhe këngëtarit të njohur Noizyt. Së fundmi, ai ka qenë duke performuar për fansat e tij ku teksa ka kënduar këngën “Alkool”, laptopi i DJ-it ka ngecur.

Mirëpo, Noizy e ka marrë me sportivitet situatën ku ka nisur të qeshë.

“A vjen a vjen a vjen… Mu ka prish laptopi”, këndon Noizy.

“Ka shumë nxehtësi, ju kërkojmë ndjesë. Edhe pak do i gjuajm DJ me bidona.Hë m lila ça bëhet? Ku është Beleci? Oooo Belec”, vijoi Noizy.

Më herët, Noizy dha një intervistë për “Pushime On Top”.

Ai tha ndër të tjera se nuk ka ndërmend që ta lë muzikën tani.

“Besoj se jam disa vite larg largimit nga muzika. Nuk besoj se do e le muzikën ndonjëherë. Gjithmonë do të merrem me muzikë. Nëse s’do jem aktiv nëpër koncerte, do jem aktiv duke prodhuar muzikë për artista të rinj. Do bëj këngë, por mbase koncertet i rralloj. Kur të vijë mosha 50 vjeç normal që edhe mund të shkëputem”, ka thënë më herët reperi./albeu.com