Noizy shau Elvana Gjatën 14 vite më parë, këngëtari tregon si janë marrëdhëniet mes tyre

Këngëtari i mirnjohur, Rigels Rajku i njohur me emrin e tij si Noizy 14 vite më parë ka sharë këngëtaren Elvana Gjata, e cila në atë kohë ishte pjesë e grupit “Baba Star”.

Gjatë kësaj kohe të dy këngëtarët nuk kanë folur me me njëri-tjetrin pasi ka pasur një hatërmbetje nga ana e Elvanës.,

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Noizy ka zbuluar se tashmë gjërat mes tyre janë sqaruar.

“Kemi folur me Elvanën. Noizy i dikurshëm, i 2008-ës, e ka bërë një këngë që quhet “Jena mbretër” edhe është përmendur pak Elvana aty, të cilën e kemi diskutuar dhe i kam thënë që ka qenë thjesht një këngë. Ajo këngë tashmë është himn i çdo diskoje. Unë kam gjithë ato vite karrierë dhe atë këngë akoma duhet ta këndoj. Do doja shumë të mos e kisha përmendur, sepse është një vajzë shumë e mirë, vajzë fantastike”, ka thënë reperi.

Pas saj Noizy është pyetur nëse do të kishte një bashkëpunim midis tyre ku ky i fundit ka deklaruar: “Po, e kemi diskutuar. Nuk dua ta mbyll karrierën pa patur një këngë me Elvanën”./albeu.com