Njohja e pensioneve shqiptare në Itali, çfarë i kërkoi Rama kryeministrit italian

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Itali ku është pritur nga homologu, Mario Draghi.

Kryeministri italian theksoi në fjalën e tij se Italia do të jetë gjithmonë mbështetëse për Shqipërinë.

Ai ka përmendur edhe nismat që palër po mundohen të arrijnë së bashku, si ajo e studentëve, ekonomisë dhe emigrantëve.

Gjithashtu kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka treguar se i ka kërkuar homologur të tij që të njohë pensionet shqiptare në Itali.

Edi Rama: çdo gjë që ndodh në Ballkanin Perëndimor, si në të mirë apo në të keqe, ka një ndikim të menjëhershëm në Bashkimin Evropian. Jashtë këtij kufiri të brendhshëm janë gjashtë shtete që jetojnë në zemër të këtij bashkimi. I kërkova njohje të shpejtë të pensioneve shqiptare në Itali. Ka shumë shqiptarë që punojnë këtu dhe paguajnë kontribute në shtetin italian. Kemi mundësi të mira për të zhvilluar projekte që tu drejtohen më shumë të rinjve, të tërheqin të rinjtë drejt një sistemi edukimi të lartë siç ka Italia. Siç është edhe ajo e policisë apo e magjistraturës, çështje të ligjit, të së drejtës. është bërë shumë, Italia ka qenë protagoniste dhe ka pasur një rol kryesor gjatë këtij kalimi të dhimbshëm dhe jo të thjeshtë nga një fazë diktatoriale. Nuk do të jetë e mundur që ta shprehim me fjalë mirënjohjen tonë kundrejt të gjithë këtyre gjërave që na ka dhënë Italia. Pensionet janë një e ardhme që do të nalidhin gjithmonë e më tepër. Italia është një vend i zhvilluar, kurse Shqipëria një vend më i vogël. Sidoqoftë duhet gjetur një mënyrë për të avancuar mes këtyre dy vendeve. Pasi të jemi organizuar së bashku do të kemi një javë që do të festojmë gjithçka që na lidh me Italianë./albeu.com/


Shtuar 17.11.2021 14:10