Gjyshe të shëndoshë e ka quajtur 112-vjeçaren Xhemile Susuri, mjeku dhe drejtori i QKMF-së në Prizren, Xhevat Elezkurtaj.
“Një ndenjë e veçantë për mjekun kur viziton nje gjyshe të mirë dhe të shëndoshë të moshës 112 vjeçare. Jetë te gjatë për Xhemile Susurin!”, ka shkruar ai në Facebook.
Doktori ka publikuar edhe një foto me njërën nga gratë që besohet se është më e vjetra në Kosovë.