Njihet për sharmin dhe stilin, Grida Duma zbulon kush është politikania më kinge në Shqipëri (FOTO LAJM)

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, në një intervistë për emisionin “Goca dhe Gra” foli në lidhje me aktualitetin politik, por jo vetëm.

Gjatë intervistës së saj Duma u ndal dhe tek zonjat me sharm të politikës shqiptare, ku veçoi Arta Daden, Mimi Kodhelin dhe Blerina Gjylametin nga kampi i majtë, ndërkohë që nga kampi i djathtë zgjodhi Jozefina Topallin, Majlinda Bregun dhe Jorida Tabakun.

“Të bukura ka plot zonja në politikë. Unë e them gjithmonë, për mua Arta Dade është grua e bukur. Mimi Kodheli është grua e mbajtur dhe që do t’i shkonte fjala kinge. E nisa andej për të hedhur poshtë klishetë që do duhej ta nisja nga PD-ja.

Patjetër Jozefina Topalli ka një sharm politik, Majlinda ka sharm politik, Jorida ka sharmin e vet. Blerina Gjylameti ka sharmin e vet dhe elegancë”, tha deputetja. /albeu.com/