“Njëri me mision të kryer dhe tjetri me misionin që vazhdon”, Rama përmend dy mungesat e mëdha në mbledhjen historike mes dy qeverive

Kryeministri Edi Rama nuk ka harruar të përmendë Hashim Thaçin gjatë fjalës së tij në seancën e përbashkët parlamentare Shqipëri-Kosovë.

Rama risolli në vëmendje LDK-në dhe UÇK-në e më pas dy emra të lidhur me to Ibrahim Rugovën dhe Hashim Thaçin.

“Dy emra do të sjell këtu në vëmendje pa të cilët nuk mund të kuptohet as ardhja në këtë ditë, as vazhdimësia pas kësaj dite, LDK dhe UÇK.

Të dyja këto lidhen me Ibrahim Rugovën, një i munguar i madh sot pasi u nda nga jeta para kohe, por me mision të kryer dhe Hashim Thaçin, një tjetër i munguar i madh në këtë sallë, i cili është i ndarë prej nesh përkohësisht me një mision që vazhdon”, tha Rama.


Shtuar 27.11.2022 12:27