“Njerëz si ty duam të na drejtojnë”, Bozo: Qytetarët kanë besim tek unë

Inxhinieria dhe kandidatja fituese e PS, Luljeta Bozo ka treguar se është ndjerë e vlerësuar nga ana e qytetarëve si gjatë periudhës së tërmetit edhe kur pranoi ftesën e kryeministrit Edi Rama për të garuar në zgjedhjet e 25 prillit.

Bozo tha në ‘Fol me mua’se qytetarët kishin besim se do të ishte zëri i tyre në Parlament. Ajo shton se për çdo shqetësim, që është i arsyeshëm do e ngrejë zërin për të gjetur zgjidhje. Bozo renditej e para në listën e kandidatëve të qarkut Tiranë. Ajo arriti të siguronte rreth 5.400 vota.

“Falenderime pafund dhe urime që i kisha qetësuar dhe që shprehën dëshirën njerëz si ty duam të na drejtojnë. Domethënë kishin një dëshirë dhe kishin një besim që unë po të shkoj në Parlament jo se do të bëj përmbysje se nuk bën përmbysje asnjë njeri, por unë zërin e tyre do ta çoj. Kjo është e sigurtë, për këtë janë të sigurtë ata.

Çdo shqetësim që ka një grup shoqëror dhe e ka të argumentuar gjithmonë me fakte dhe njëkohësisht ai që e ka atë shqetësim shikon dhe një rrugëzgjidhje ai e bën një rrugëzgjidhje me mendjen e vet që duhet të bëhët kjo. Se atij që i pikon çatia e di sesi duhet ta riparojë, edhe ai e di që kjo punë nuk ecën, por po të bëj  këtë gjë, po ta rregulloj me ligj do eci çdo gjë mirë”, u shpreh Bozo.

Shtuar 15.05.2021 10:05