Dy yjet e Licester i festojnë trofeun e FA Cup me flamurin palestinez

Lojtarët, Hamza Choudhury dhe Wesley Fofana kanë festuar titullin e FA Cup duke mbajtur në duar flamurin e Palestinës.

Pas Riyad Mahrez, Benjamin Mendy, Momo Salah tani ishte radha e dyshes së Leicester Cityt të marrin një qëndrim mbi konfliktin Izraelito-Palestinez.

Në stadiumin ‘Wembley’ pas fitores në finale kundër Chelseat, dy lojtarët valëvitën flamurin palestinez.

Protestat

Këto ditë protesta pro-Palestinës ka pasur nga shumë vende të Europës, përfshi edhe Kosovën. Të gjithë po i dënojnë sulmet të njëpasnjëshme nga Izraeli.

Shtuar 15.05.2021 09:05