Një viktimë dhe 20 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë ka humbur jetën një person i infektuar me koronavirus teksa janë konfirmuar 20 të tjerë.

Ndërkohë vijon procesi i vaksinimit ku me 3.669 doza të dhëna gjatë 24 orëve të fundit, numri i të dozave shkon në 144.685.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

23 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.669 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 144.685 doza të vaksinës.

Deri më sot 22.906 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.891 testime, 20 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 19 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.274.


Shtuar 23.06.2021 15:06