Një vdekje e paralajmëruar, po tani kush mban përgjegjësi për humbjen e Dwamenas?

Sulmuesi i Egnatias Raphael Dwamena humbi sot jetën në fushë gjatë gjysmës së parë të ndeshjes me Partizanin duke rikthyer një debat të madh mbi kontrollin shëndetësor të futbollistëve dhe përgjegjësinë që kanë ekipet dhe federatat nëse nuk tregohen rigoroz ndaj sinjaleve që merren nga testet.

Ajo që ndodhi me Dëamenan nuk ishte një ngjarje e papritur pasi siç raportohet sëfundmi, zemra kishte “paralajmëruar” dy herë para ditës së sotme.

Dwamena ishtë në prag të plotësimit të ëndrrës së tij për të kaluar në Premier League me Brighton në viin 2017 por testet nxorrën në pah se ai kishte probleme me zemrën. Pas rikthimit në Zvicër ai luajti me ekipe të dorës së dytë atje pasi ekipet e tjera nuk morën përsipër ta listonin për shkak të problemeve me zemrën dhe rregulloreve strikte në raste të tilla, shkruan AlbEu.com.

Në vitin 2019 ai sërish u paralajmërua nga mjekët që ta linte futbollin pasi zemra nuk mbante pavarësisht një pajisjeje që kishte vendosur aty.

Por, çuditërisht, pa marrë asnjë nga këto problematika parasysh, futbollisti pranohet të luajë nga ekipet dhe federata shqiptare. Kështu, ai gjen “Eldoradon’ këtu pasi i jepet “drita jeshile” deri ditën e sotme kur zemra e la.

Humbja e Dëamenas është një mesazh I fortë për rigorozitetin e rregullave që duhen ndjekur si edhe përgjegjësinë qëka federate dhe ekipet ndaj shëndetit dhe jetës së futbollistëve. /albeu.com


Shtuar 11.11.2023 19:01