Një tjetër tragjedi në xhirime, vdes aktori i njohur

Hollywoodi është në zi pas një tjetër vdekjeje. Vetëm disa ditë pas ngjarjes tragjike ku aktori Alec Baldwin qëlloi fatalisht duke vrarë drejtoreshën e fotografisë, ka ndërruar jetë aktori i njohur Nic Cupac.

Sipas ‘The Sun’, trupi i tij i pajetë u gjet në një hotel ku po qëndronin anëtarët e grupit të xhirimit në qytetin Fes të Marokut.

Vdekja e tij thuhet se ka ardhur për shkaqe natyrale. Cupac ka punuar në disa nga filmat më të mëdhenj të Hollivudit, si: Guardian Of Galaxy dhe Solo: A Star Wars Story.


Shtuar 7.11.2021 14:24