Ministria e Brendshme holandeze ka njoftuar se do të ndjekë hapat e vendeve të tjera evropiane dhe do të ndalojë instalimin e medias sociale kineze TikTok tek nëpunësit civilë holandezë, në telefonat e tyre të punës.
Vendimi u mor pasi Kina konsiderohet si një nga “vendet me një program agresiv kibernetik që synon interesat e Holandës”.
Agjencia holandeze e inteligjencës AIVD renditi Kinën, Rusinë, Iranin dhe Korenë e Veriut si vende me këtë lloj programi agresiv kibernetik, i cili rrit rrezikun e spiunazhit.
Këtë muaj, Belgjika ndaloi gjithashtu TikTok, i cili është në pronësi të kompanisë kineze ByteDance, nga telefonat dhe kompjuterët e punonjësve të qeverisë federale. /albeu.com