Një oshëtimë e madhe del nga toka dhe gjithçka shembet në pak sekonda, momenti drithërues kur tërmeti godet Turqinë

Një tërmet me magnitudë 7.4 ka goditur në orën 04:17 minuta Turqinë. Tërmeti është ndjerë në shumë qytete, duke përfshirë Şanlıurfa dhe Dijarbakır. Pasgoditje me magnitudë 6.5 dhe 6.4 ballë janë përjetuar në Gaziantep.

AFAD njoftoi se 237 persona humbën jetën dhe 2000 të tjerë u plagosën në 7 provinca.

Nga ana tjetër, në kamerën e celularit është pasqyruar momenti i shembjes së një ndërtese nga tërmeti në Dijarbakir.

Në Dijarbakir, një nga provincat që e ndjeu më shumë tërmetin, u shkatërruan 7 ndërtesa. Sipas përcaktimeve të para kanë humbur jetën 6 persona dhe kanë mbetur të plagosur 79 persona.

Ekipet e AFAD dhe UMKE nga krahinat përreth janë dërguar në qytet, ku po vazhdojnë kërkimet nën rrënoja./Albeu.com/


Shtuar 6.02.2023 08:06