Një ndër ndeshjet më të bukura të kampionatit, Kukësi dhe Tirana ndahen në “paqe” (VIDEO)

Ka përfunduar në barazim 2-2 ndeshja mes Kukësit dhe Tiranës, e vlefshme për javën e 28-të n Kategorinë Superiore. Një përballje spektakolare, mes 2 skuadrave që i kanë dhënë tonusin futbollit shqiptar vitet e fundit.

Eze hapi serinë e golave në minutën e 24-t. Pjesa e parë u mbyll me epërsinë 1-0 të verilindorëve, teksa pjesa e dytë prodhoi plot 3 gola mjaft të bukur.

Fillimisht ishte Seferi që vendosi baraspeshën në minutën e 71-të. Bardheblutë nuk u mjaftuan me kaq, teksa Kale në të 84-të, përmbysi rezultatin me një gol klasi. Kur u mendua se sfida do të përfundonte në favor të kryeqytetasve, ishte Ibraimi, që me një perlë nga goditja e dënimit, vulosi takimin në 2-2.

Sulmuesi tetovar me këtë supergol u prishi punë të dy skuadrave pasi i mban larg objektivit për të arritur të paktën zonën e Europës.

 

Shtuar 17.04.2021 06:04

Tags: ,