Një muaj luftë, OKB: Numri i civilëve të vrarë në Ukrainë tejkalon 1000

Numri i viktimave të civilëve në Ukrainë ka tejkaluar 1,000 që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, tha të enjten Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, duke paralajmëruar se “shifrat aktuale janë dukshëm më të larta”.

“Shumica e viktimave civile të regjistruara u shkaktuan nga përdorimi i armëve shpërthyese me një zonë të gjerë ndikimi, duke përfshirë granatimet nga artileria e rëndë dhe sistemet e raketave me shumë lëshime, dhe sulmet me raketa dhe ajrore,” sipas OHCHR.

Në një deklaratë, organi i OKB-së detajoi 1,035 vdekjet e civilëve si “214 burra, 160 gra, 14 vajza dhe 28 djem, si dhe 48 fëmijë dhe 571 të rritur, seksi i të cilëve nuk dihet ende”.

Ai shtoi se të paktën 1,650 civilë janë plagosur që nga fillimi i pushtimit.

Në rajonet Donetsk dhe Luhansk në Ukrainën lindore, OHCHR ka regjistruar 311 të vdekur civilë dhe 857 civilë të plagosur. Në rajone të tjera, duke përfshirë qytetin e Kievit, Cherkasy, Chernihiv, Kharkiv, Kherson, Kyiv, Mykolaiv, Odesa, Sumy, Zaporizhzhia, Dnipropetrovsk dhe rajonet Zhytomyr, 724 civilë janë vrarë dhe 793 janë plagosur./albeu.com


Shtuar 24.03.2022 15:37