Një mars i akullt, mos i hiqni xhupat nga dollapi

Marsi i këtij viti është i ngjashëm me muajt mars të para viteve ’90, duke qenë se prej shumë vitesh nuk kishim parë dëborë dhe temperatura të tilla në pranverë.

Meteorologja Pora tha se situata nga reshjet përmirësohet duke nisur nga dita e nesërme dhe do të vijojë e tillë deri në fund të muajit.

“Por nuk kemi një situatë favorizuese sa i përket temperaturave. Do të vijojmë në temperatura tipike të dimrit, sidomos gjatë mëngjesit, sidomos deri të enjten, ku temperaturat do të jenë -4 deri -5 gradë si në janar.

Problematikë do të ketë sidomos në zonat ku kanë rënë reshje borë, ku do të ketë ngrica. Ditët e fundit të marsit do të sjellin pranverën”, shpjegoi ajo.


Shtuar 23.03.2021 21:10

Tags: , ,