Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

Ditën e sotme, teksa ishte i ftuar në News24, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, deklaroi se përballë Ogerta Manastirliut, ka disa kandidatura të mira nga PD-ja.

Shehi theksoi se Ilir Alimehmeti dhe Jorida Tabaku, janë personazhe të dashura për qytetarët e Tiranës, pasi e treguan votat që morën në zgjedhje.

“Alimehmeti dhe Tabaku dhanë një sinjal që kanë simpati. Janë të rinj dhe kanë dije. Ti s’mund të marrësh një që ka zbritur nga fshati atje… mund të jenë milionerë por…Do të mbështetja këta të rinj. Edhe Lapaj do e mbështesja. Nuk është personazh i Tiranës, por prodhoi diçka. Por i ranë pak me shkelm, si puna lopës, atij qumështit”, tha ai.


Shtuar 22.09.2025 15:57