Ndeshja mes AEK-ut dhe Dinamo Zagrebit për turin e tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve është shtyrë pas bastisjes së tifozëve të skuadrës kroate në New Philadelphia, që rezultoi me vrasjen një të riu grek dhe plagosjen e disa të tjerëve.
Në mbledhjen për masat e sigurisë që ishte planifikuar të mbahej mëngjesin e së martës, pala AEK deklaroi se konsideron bashkë përgjegjës Dinamon e Zagrebit dhe Policinë greke për atë që ndodhi mbrëmë në Filadelfia e Re.
Dinamo e Zagrebit me një deklaratë dënoi ngjarjet tragjike të ndodhura në New Philadelphia, me protagonistë tifozë kroatë dhe vdekjen e një tifozi të ri të AEK-ut. Në të, skuadra kroate bën të qartë se si një organizatë sportive, janë gjithmonë të përkushtuar për të promovuar lojën e ndershme
Në vitin 2022, qeveria greke rriti dënimin maksimal për krimet e dhunës së tifozëve nga gjashtë muaj në pesë vjet pas një vdekjeje tjetër me thikë në një ndeshje futbolli.
Alkis Kampanos, 19 vjeç, u vra në shkurt të vitit 2022 gjatë një përleshjeje mes tifozëve të Aris Selanikut dhe PAOK-ut. Muajin e kaluar, shtatë të pandehur u shpallën fajtorë për vrasjen e tij dhe u dënuan me burgim të përjetshëm, dhe pesë të tjerë u dënuan me më shumë se 19 vjet për bashkëpunim.
Kjo ishte vdekja e tretë si pasojë e dhunës së tifozëve në një periudhë trevjeçare vetëm në Selanik.