Një i vdekur, dalin pamje nga aksidenti i frikshëm në aksin Lezhë-Shkodër (VIDEO)

Një aksident i ndodhur në orët e para të mëngjesit përgjaku sërish aksin Lezhë-Shkodër.

Dy automjete u përplasën kokë më kokë në afërsi të fshatit Dajç ku mbeti i vdekur 1 person dhe i plagosur rëndë një tjetër.

Burimet bëjnë me dije se ka humbur jetën shtetasi Zyhdi Meti 67 vjeç  dhe është lënduar shtetasi V.T.

NJOFTIMI I POLICISË:

“Në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Dajçit “, automjeti me drejtues shtetasin Z.M.,është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin V.T., ku si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit shtetasi Z.M., dhe ka marrë dëmtime e dërguar në spitalin e Traumës, Tiranë drejtuesi i mjetit tjetër shtetasi V.T.”, thuhet në njoftimin e policisë.


Shtuar 19.10.2021 08:46