Ditëlindje luksoze si e Encës, këngëtarja pret 26-vjetorin në Dubai (FOTO LAJM)

Ditën e sotme këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, festoi ditëlindjen e 26-të. Ajo ka vendosur që të festojë çdo vit në destinacione të ndryshme.

Ndërsa këtë herë, Enca ka treguar se ka udhëtuar për në Emiratet e Bashkuara Arabe, konkretisht në Dubai.

“Dubai po vij”, ka qenë përshkrimi i njërit prej fotove që ka publikuar në InstaStory.

Sa i përket muzikës, edhe pse e vogël në moshë, Enca ka realizuar shumë hite muzikore. Më i fundit, është “Suavele”, i cili është pritur mjaft mirë nga publiku.


Shtuar 19.10.2021 08:53