Shpenzimet e Barcelonës në janar do të varen nga Liga e Kampionëve

Barcelona do ta ketë të pamundur të shpenzojë në merkaton e janarit nëse dështojnë të kenë sukses në Champions League.

Skuadra e Ronald Koeman ka pësuar dy humbje me rezultat 3 – 0 nga Bayern Munich, respektivisht Benfica dhe janë në vendin e fundit në grupin E.

Gjiganti katalunas është duke u përgatitur për përballjen ndaj Dynamo Kiev, e  pastaj do jenë edhe tre sfida tjera.

Sipas Sport, Barcelona mund të investojë para në futbollistë të rinj vetëm nëse arrijnë kualifikimin.

Barcelona mund të humbas plotë 14.3 milionë funte nëse dështojnë të mos kualifikohen.

Presidenti Joan Laporta deklaroi se klubi do provoi të bëjë biznes në janar me një sulmues që kërkohet nga Koeman. /albeu.com


Shtuar 19.10.2021 08:38