Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut nga gjithsej 2960 teste për koronavirusin, janë regjistruar 10 raste të reja.
Prej tyre, 5 kanë rezultuar në Shkup, 4 në Tetovë dhe 1 në Manastir, informon Ministria e Shëndetësisë.
Ndërkohë janë regjistruar 5 pacientë të shëruar, ndërsa 1 person ka ndërruar jetë si pasojë e virusit.
Aktualisht në gjithë vendin janë 160 raste aktive me Covid-19.