Mediat greke shprehen se Mitsotakis do të kërkojë të arrijë një “fitore jashtë” pas humbjes së dy qyteteve kryesore greke, Athinën dhe Selanikun në zgjedhjet e fundit.
Dhe kjo fitore e Mitsotakis sipas tyre do të arrihet në Shqipëri, ku gjatë mbledhjes në Samitin e Berlinit do të bëjë presion që Fredi Beleri të bëjë betimin dhe të vijojë si kryebashkiak i Himarës.
Greqia më herët është shprehur se qeveria e Athinës mbështet perspektiven europiane të Ballkanit Perëndimor, por vendet kandidate duhet të respektojnë parimet dhe vlerat bazë europiane duke bërë një presion të hapur ndaj vendit tonë.
“Kryeministri e kishte bere te qarte se rasti i Fredi Belerit do të ketë pasoja në marrëdhëniet greko-shqiptare dhe do të ndikojë në vendimet e Greqisë për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë”, shkruan Protothema.
Fredi Beleri është arrestuar për blerje votash në Himarës, por duket se në Greqi po e përdorin për çështje të brendshme pas problemeve që pati partia e Mitsotakis në zgjedhje. /albeu.com