Ish-zevendës ministrja e Brendshme Rovena Voda ka mbërritur sot në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Voda u arrestua për korrupsion të kryer gjatë periudhës kur mbante postin e zv.ministres në Ministrinë e Brendshme. Ajo për të punësuar në administratë kërkonte një arkë peshk, një aparat celular dhe një mijë euro.
Kujtojmë se për Vodën është caktuar masa “arrest shtëpie”, e dyshuar “per ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.Pritet që ajo të japë deklarime lidhur me akuzat që rëndojnë mbi të./albeu.com