Nisin reshjet e borës me intensitet të lartë në Peshkopi, shihni pamjet magjike (VIDEO)

Këtë të premte kanë nisur reshjet e dëborës në qytetin e Peshkopisë. Nga pamjet e siguruar shihet zona e Bulevardit “Elez Isufi” e zbardhur nga bora, e cila vazhdon të bjerë me intensitet shumë të lartë.

Ashtu siç ishte parashikuar nga meteorologët zonat malore do të zbardhen nga reshjet e dëborë këto dy ditë, më pas i gjithë vendi do të pushtohet nga i ftohti dhe ngricat. Javën e ardhshme pritet të temperaturat të shkojnë deri në -17 gradë.

Dëbora ka shtruar në rrugë, ndërsa në zonat e thella trashësia varijon deri në 25 cm. Situata rrugore sa u përket rrugëve nacionale Peshkopi- Tiranë vijon pa probleme. Aksi Peshkopi-Kala e Dodës-Kukës kalimi duhet të bëhet me zinxhirë.

Aksi Peshkopi-Draj Reç-Kukës me zinxhirë.

Aksi Ura e Çerenecit-Steblevë-Librazhd, segmenti nga Ostreni drejt Steblevës kalimi bëhet me zinxhirë.

Mësimi ka nisur normalisht dhe nga informacionet që kemi, shkollat janë furnizuar me lëndë drusore për ngrohje.

Ende nuk raportohen probleme në furnizimin me energji elektrike./albeu.com


Shtuar 21.01.2022 08:29

Tags: ,