Nis sot zbatimi i ligjit për Amnistinë Penale. Numri i të dënuarve që përfitojnë është 1100, prej të cilëve 700 do të lirohen menjëherë dhe 400 të tjerë përfitojnë ulje dënimi.
Po ashtu, nga amnistia përfitojnë edhe 2 700 persona në shërbim prove.
Sipas ligjit të zbardhur në fletoren zyrtare, nga kjo falje do të përfitojnë personat që u ka marrë formë të prerë dënimi deri në datën 31 mars 2024.
Përfitojnë të dënuarit burra që u kanë mbetur pa vuajtur më pak se 4 vjet dhe gratë e të miturit që u kanë mbetur 5 vite.
Përfitojnë gratë që janë mbi 50-vjeç, burrat mbi 60-vjeç dhe personat që kanë qenë nën moshën 18-vjeç, kur kanë marrë dënimin.
Gjithashtu, nga amnistia do të përfitojnë 11 gra, dhe 11 të mitur që lirohen menjëherë.