Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nisjen e stërvitjes “Strong Balkan 23”, e cila zhvillohet për herë të parë në Shqipëri.
Kreu i qeverisë shkruan se forca special nga 8 vende të Ballkanit do të stërviten së bashku, për të rritur më shumë bashkëpunimin rajonal, duke përftuar njëherësh rritje në nivelin profesional, aftësim taktik, operacional e strategjik, për të përballuar sfidat komplekse që paraqet sot mjedisi i sigurisë
Postimi i Ramës:
Nis stërvitja #StrongBalkan23, e cila zhvillohet për herë të parë në Shqipëri??
Forca Speciale nga 8 vende të Ballkanit do të stërviten së bashku, për të rritur më shumë bashkëpunimin rajonal, duke përftuar njëherësh rritje në nivelin profesional, aftësim taktik, operacional e strategjik, për të përballuar sfidat komplekse që paraqet sot mjedisi i sigurisë