Ashtu siç ishte lajmëruar, aktivistët e lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, kanë nisur protestën para kryeministrisë, përmes të cilës kërkojnë dorëheqjen e qeverisë.
Pak minuta pas nisjes së protestës, aktivistët janë përleshur me policinë.
Me thirrjet “Edi Rama o hajdut”, protestuesit kanë denoncuar situatën e rëndë në të cilën ndodhet vendi, aferat korruptive të qeverisë, duke kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të tij.
Prej disa ditësh, kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj dhe aktivistë të kësaj lëvizje, janë zhvendosur para selisë së qeverisë duke theksuar se nuk do të lëvizin nga sheshi deri në largimin e tij.
