Nis kthesa, njihuni me parashikimin e motit për sot

Territori Shqiptar do të jetë në ndikimin e motit të qëndrueshëm gjatë paradites dhe mesditës, duke bërë që të ketë dominim të kthjellimeve dhe kalime të pakta vranësirash. Por në orët e pasdites dhe mbrëmjes vranësirat do të bëhen më të dukshme në zonat Veriore, ku do të sjellin reshje të pakta dhe të izoluara.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -6°Cderi në 12°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Rajoni dhe Europa

Vendet Nordike do të jenë në ndikimin e vranësirave të shumta dhe reshjeve të dendura të dëborës. Gjithashtu Britania e Madhe do të jetë me vranësira dhe reshje shiu, po ashtu me vranësira të shpeshta dhe reshje të pakta shiu dhe dëbore do jetë pjesërisht Ballkani qendror dhe Brigje e Egjeut. Ndërsa pjesa tjetër e jugut të kontinentit, Qendra dhe Europa Lindore do të jenë me mot të qëndrueshëm.

Kosova

Territori i Kosovës do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta deri në orët e pasdites. Ku herë pas here vranësira do të zhvillohen duke gjeneruar reshje dëbore në vend. Ndërsa mbrëmja sjellë përmirësim gradual të motit.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV në orët e para të ditës do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Por parashikohet që vranësirat gjatë mesditës dhe pasdites të shtohen duke sjellë reshje në territorin e MV deri në orët e mbrëmjes./albeu.com/


Shtuar 10.03.2022 08:11