Ditën e sotme, Partia Socialiste ka mbledhur Kongresin Zgjedhor, që po mbahet në Pallatin e Kongreseve.
Në këtë kongres, do të votohet Asamble e re, ku Rama ka kërkuar që të jenë të rinj dhe të filtrohen dy të punësuarit apo drejtorët që kanë poste në parti dhe administratë.
Asambleja e PS ka 350 anëtarë, por Kongresi do të zgjedhë vetëm 156 prej tyre, pasi anëtarët e tjera janë automatikisht për shkak të funksionit ( kryetarët Kuvendi, deputetë, ministra, kryetarë bashkish).
Një nga çështjet kryesore të diskutimeve për partinë që do të mbahet në fjalën e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të PS, do të jetë rienergjizimi dhe anëtarësimet e reja.
Gjithashtu, Rama pas miratimit të Kuvendit për votën e emigranteve, pritet t’i kthehet edhe njëherë tureve jashtë vendit. Sakaq, në këtë kontekst, kryesocialisti do të prezantojë edhe platformën për përzgjedhjen e kandidatëve. Në një lidhje live për News24, gazetari Ergys Gjençaj tregoi detaje nga punimet e Kongresit të sotëm, ku do të zgjidhet dhe asambleja e re.
“Kongresi, sipas informacioneve do të ndahet në tre sesione, të cilat kanë të bëjnë me partinë dhe rienergjizimin e saj. Prej muajsh PS është përfshirë në rienergjergjizim, me synim të rritjes së anëtarësisë së kësaj force. Po ashtu do të prezantohet dhe platforma e re për zgjedhjet e deputetëve. Po ashtu me rëndësi është dhe fjala e kryesocialistit Edi Rama, që do të vërë theksin te riorganizimi i PS dhe qeverisja e kabinetit qeveritar.
Fjalimi do të përqendrohet dhe te përgjigjet dhe platforma e PS-së për zgjedhjet e ardhshme. Rreth 10 minuta më parë mbërriti dhe kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, e cila në seancën e fundit parlamentare deklaroi dorëheqjen për arsye shëndetësore. Sot pritet të votohet Asambleja e PS-së. Nga asambleja do të dalë dhe kryesia e PS që do të mbajë një peshë të rëndësishme për zgjedhjet parlamentare. Të gjitha punimet e Kongresit pritet që të jenë live, dhe jo vetëm fjala e kryetarit të PS-së”, tha Gjençaj.
Përpos partisë tre shtyllat objektiv të qeverisjes, do të jenë turizmi-antikorrupsioni dhe mirëqeverisja.
Përveç kryeministrit pritet të flasin edhe ministrat, sipas fushave të përcaktuara si prioritet për platformën e qeverisjes së tij.