Nis fushata e Berishës në Elbasan, mbështetësi ndërpret aktivitetin (VIDEO)

Në vetëm pak minuta nga hapja e fushatës për kreun e PD-së, të ish-kryeministrin Sali Berisha në qytetin e Elbasanit, ka ndodhur një incident.

Në momentin kur Berisha ka nisur fjalën e tij para demokratëve në Elbasan një i pranishëm në gjendje të dehur ka filluar të bërtasë, ku disa persona të tjerë kanë tentuar ta largojnë.

Ish-kryeministri përballë e ftoi qytetarin që të afrohej për të dëgjuar atë që kishte për të thënë.

Situata ka zgjatur vetëm pak minuta dhe më pas personi është larguar nga podiumi./albeu.com