Opozita zhvillon sot protestën e radhës, të quajtur “Foltorja 2”, ku një nga kërkesat kryesore është dorëheqja e qeverisë. Përpara godinës së Kryeministrisë janë vendosur instalacione simbolike me figurat e disa ish-zyrtarëve të dënuar, përfshirë ish-kryebashkiakët Erion Veliaj dhe Vangjush Dako, si dhe ish-deputetët Alqi Bllako e Ilir Beqaj.
Ndërkohë, në bulevard ka nisur të shtohet prania e qytetarëve dhe mbështetësve të opozitës, të cilët po mblidhen për të marrë pjesë në tubim.

