Ngjyra rozë “ndez “qiellin e qytetin australian, mahniten qytetarët  

Një shkëlqim rozë ka ndriçuar qiellin në Australi dhe qytetarët janë çuditur dhe nuk kanë ditur sesi ta shpjegojnë fenomenin. Më vonë mësuan se drita vinte nga një fermë kanabisi jashtë qytetit të Mildura, në Viktorian veriore.

Kanabisi mjekësor u legalizua në Australi në vitin 2016, por përdorimi rekreativ i drogës është i ndaluar.

Ekzistojnë pak objekte për rritjen dhe vendndodhjet e tyre janë sekrete për arsye sigurie, por këtë herë situata ju doli nga kontrolli.

Dritat me nuancë të kuqërremtë përdoren për të ndihmuar rritjen e bimëve, lëshuan ndriçimin dhe jashtë fermës, pasi kishin pasur një problem.

Për shkak se nata ishte me re, drita të jepte përshtypjen e një perëndimi, rozë./albeu.com

Shtuar 22.07.2022 14:40