Ukraina dhe Rusia firmosin marrëveshjen për daljen e grurit ukrainas

Ukraina, Turqia dhe OKB nënshkruan marrëveshjen për eksportin e grurit. Dokumenti u nënshkrua nga ministri ukrainas i Infrastrukturës Oleksandr Kubrakov, ministri turk i mbrojtjes Hulusi Akar dhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së António Guterres”, duke pretenduar se i njëjti dokument duhet të nënshkruhet nga rusët, sipas BBC.

Rikujtojmë se duke folur para nënshkrimit marrëveshjes së sotme, ndihmësi i presidentit Mykhaylo Podolyak përjashtoi çdo marrëveshje të drejtpërdrejtë me Rusinë.

“Ukraina nuk do të nënshkruajë asnjë dokument me Rusinë. Ne do të nënshkruajmë një marrëveshje me Turqinë dhe OKB-në,” tha ai.

Ai tha gjithashtu se për çdo “provokim” nga Rusia mbi zbatimin e marrëveshjes së grurit, Ukraina do të përgjigjet ushtarakisht.

Shtuar 22.07.2022 14:44