Ngjarje tragjike në Shkodër, prindërit gjejnë të vetëvarur 15-vjeçaren

Një 15 vjeçare është gjetur i vetëvaruar në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur ne lagjen Skenderbeg, mbrëmjen e sotme.

Ende nuk dihen shkaqet qe kanë çuar 15 vjeçaren të kryeje ketë akt të rendë ndërsa familjaret e kanë gjetur të varur dhe pa shenja jete.

“Më datë 13.11.2024, rreth orës 20:00, në urgjencën e Spitalit Shkodër është sjellë nga familjarët një shtetase e mitur rreth 15 vjeçe, e cila dyshohet se ka tentuar të vetëvarej në banesë.

E mitura 15 vjeçare ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, bën me dije policia.


Shtuar 13.11.2024 20:59