Meta: Bashkimi i grupimit të Bardhit me Rithemelimin është pozitiv, mbështes protestën e 20 shkurtit

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka mbështetur bashkimin mes grupimit të Rithemelimit dhe atyre të Gazment Bardhit.

Në një dalje për mediat, Meta e ka cilësuar si pozitive çdo bashkim forcash dhe energjish.

Teksa komentoi realitetit politik, Meta tha se vendi nuk është në situatën normale, pasi drejtimi është në duart e narko-diktaturës.

Meta po ashtu, deklaroi se e mbështet protestën e thirrur nga Rithemelimi në datën 20 shkurt, si një lëvizje e qytetarëve pro demokracisë.

“Çdo bashkim i sinqertë forcash, energjish, potencialesh të fjetura deri tani, është pozitiv. Nuk jemi në një situatë normale, jemi në një narko-diktaturë. Duhet të ketë një vijë të qartë demarkacioni me narko-diktaturën. Partia e Lirisë ka qenë dhe do të jetë në mbështetje të protestave qytetare dhe politike, në mbrojtje të demokracisë”, tha ai.


Shtuar 13.02.2024 14:36